Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pritur në zyrë Ekrem Hysenin, i cili u zgjodh kryetar me mandat 4-vjeçar i degës së kësaj partie në Podujevë.
Abdixhiku beson se me Hysenin, LDK në Llap po shkon në rrugën përpara.
“Duke njohur Ekrem Hysenin nga afër, ashtu siç e njeh i gjithë Llapi, duke njohur mirësinë e tij si njeri, profesionalizmin si politikan, e vullnetin për angazhim ekipor, jam plotësisht i bindur për rrugën përpara”, shkruan Abdixhiku.