Abdixhiku falenderon qytetarët që po respektojnë masat kundër Coronavirusit

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës Transportit dhe Ambientit Lumir Abdixhiku ka falënderuar qytetarët për respektimin e masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Ai ka postuar një fotografi të qytetarëve se si po e respektojnë distancën me njëri –tjetrin në radhë për të blerë buk.

“Pritja për bukë.

Shembull i qytetarisë së ndërgjegjshme.

Ju faleminderit që bëni gjithçka më të lehtë”.

Deri më tani në vendin tonë janë 32 të prekur nga Coronavirusi dhe një person i vdekur nga Podujeva.

Në ndërkohë qeveria ka marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme