Abdixhiku: Familja e Kurtit jeton në BE, por popullin e Kosovës e ka izoluar

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 23:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka jetën në rregull sepse familja i jeton në BE, ndërsa Kosovën e ka izoluar.

“Fundja e ka jetën në rregull. Familja i jeton në Bashkim Europian, por popullin e Kosovës e mban të izoluar”, tha Abdixhiku, në Pressing në T7.

Sipas tij, edhe vetë Kurti bën jetë luksoze, ndërsa kujdeset që para popullit të duket modest.

“E ka kriju bindjen para njerëzve, po çfarë jete modeste, 250 milionë euro tendera njëburimor njerëzit e tij e hajni e paprecidentë në historinë e Kosovës, ky është mashtrim populist si gjithçka tjetër”, tha Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është zotuar se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës do t’i rrisë pagat në sektorin publik.

Ai tha se koeficienti do të jetë 150, dhe shpjegoi si përkthehet kjo në para.

“150 koeficienti i bie që ka rritje në mesatare diku 33-34% për paga në sistemin publik. Gjithë mjekët, mësuesit, policët, zjarrfikësit, administrata publike që sot është e shtypur. Po zotohem që ne ditët e para për pagat e tyre”.

“Mësuesi nga 616 euro në 840 euro, apo 222 euro rritje. Mjeku i zakonshëm rritje +296 euro, polici i thjeshtë + 200 euro, ushtari +224 euro”, tha kryetari i LDK-së.

Të ngjashme