Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia që ai udhëheqë është e shqetësuar për gjendjen në veri të vendit dhe nuk është e interesuar për deklarime e beteja politike, raporton Ekonomia Online.
Këtë deklaratë ai e bëri para mediave, teksa u pyet nëse LDK-ja do ta përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka vota. Ju e dini numrin e opozitës në Kuvend. Nuk jemi të interesuar për deklarime politike e beteja politike, por jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe rrugën që duhet të kemi përpara me aleatët tanë. Kjo është preokupim për ne, çështje të tjera janë të rendit të dytë”.
LEXONI EDHE: