Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përpiluar një listë me dështimet sipas tij të Kosovës brenda vitit të fundit.
Për 1 vit:
– Dështojnë në liberalizim;
– Humbasin 7 njohje;
– S’antarësohen në Interpol;
– I dhurojnë 54 milionë Bektelit;
– I falin 52 milionë prodhuesve të ujit;
– I humbin 16,000 vende pune;
– E falimentojnë PTK-në;
– Kidnapojnë qytetarë të huaj;
– Shtinë me armë zjarri;
– Mbajnë 5 ministra me aktakuza;
– Fryjnë lista 100 milionëshe;
– Zaptojnë institucione.
“Dhe asnjë dorëheqje, asnjë përgjegjësi, asnjë skuqje. Kjo klasë politike nuk di të mbajë shtet!”, ka shkruar Abdixhiku, në faqen e tij në Facebook.