Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur kritikave të ish-deputetit dhe anëtarit të LDK-së, Naser Rugova, i cili ka sugjeruar Abdixhikun që para se të mendojë për hallin e Vjosa Osmanit që patjetër të bëhet Presidente, të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet.
Për këtë deklaratë, Abdixhiku e fton Rugovën që mos të merret me njerëzit e LDK-së, por edhe të kontribuojë në LDK.
“Naser Rugova është anëtar i Kuvendit, e ftoj të kontribuojë në LDK-së, të merret më pak me njerëzit tanë të LDK-së, me njerëz që i ka zgjedh vetë ai Kuvend, ku është pjesë, të kanalizojë energjitë e veta në ringrityjen e LDK-së, e më pak në këto sulme individuale sepse s’i bëjnë hajr askujt”, thotë Abdixhiku.
Madje ai thotë se nuk merret me një gjuhë të tillë, raporton Gazeta Express.
“Unë s’merrem me gjuhë të tillë, i ftoj të gjithë të rreshtohen prapara kësaj ideje, që po mundohem ta ndërtojë”, shtoi Abdixhiku në Debat Plus.