Rugova i përgjigjet Abdixhikut: S’ka nevojë për presion, secili deputet le të veprojë për vete

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, thotë se duhet të marrin pjesë në votim të Vjosa Osmanit për presidente.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se secili deputet le të veprojë për vete.

“Personalisht mendoj që duhet të marrim pjesë në votim, por nuk duhet të harrojmë që Vjosa nuk është kandidate e LDK-së, prandaj qëndrimi i duhur, vërtet demokratik, do të ishte: deputetët le të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes personale. Pse gjithë ky presion vetëm mbi deputetët e LDK-së”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Përgjigje Lumirit.
Deputetët janë vërtet të nominuar nga partia, por ata në radhë të parë janë përfaqësues të popullit dhe duhet të respektohen si të tillë. Personalisht mendoj që duhet të marrim pjesë në votim, por nuk duhet të harrojmë që Vjosa nuk është kandidate e LDK-së, prandaj qëndrimi i duhur, vërtet demokratik, do të ishte: deputetët le të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes personale. Pse gjithë ky presion vetëm mbi deputetët e LDK-së?!
Që nga vitit 2014 LDK nuk e ka respektuar mendimin ndryshe dhe debatet janë mbyllur me fjalinë “ka vendosur kryesia”, thuajse jemi parti komuniste e kryesia është komiteti qendror. Kryesia nuk mund dhe nuk duhet më të vendosë për deputetin, përndryshe edhe ti je njësoj si ai para teje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme