Abdixhiku: Kosova po zbrazet nga zymtësia e paaftësia e qeverisjes Kurti

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se sot është takuar me kryetarët e degëve në Kosovë dhe mërgatë dhe kanë diskutuar për listën finale të deputetëve.

“Mobilizimi ynë po merr formë. Në takimin e përbashkët me Kryetarët e Degëve, shtruam si diskutim kalendarin e takimeve në Kosovë dhe mërgatë; përgatitjet organizative për zgjedhjet nacionale, diskutimet finale për listen e deputetëve dhe hapjen e mëtutjeshme të LDK-së ndaj secilit të djathtë që ndanë vizion të njëjtë me këtë shtëpi të demokracisë.”

Ai e ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit se me paaftësinë e tyre e kanë bërë Kosovën një vend të zymtë dhe që po braktiset.

“Të gjendur përballë perdes së popullizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë. Kjo zymtësi ka mbyllur Kosovën. Kjo paaftësi ka zbrazur Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka thënë se në një “fat të tillë politik” aktivizmi individual e i përbashkët është domosdoshmëri, derisa ka shtuar se LDK është gati me program, ide, njerëz profesionist dhe organizim.

“Këmbanat tona po bien! Veprimi ynë duhet të pasojë tani. Në një fat të tillë politik, aktivizimi ynë individual e i përbashkët është domosdoshmëri. Lidhja është gati. Me program, me ide, me njerëz profesionist – tani dhe me organizim!

DCIM\100GOPRO\GOPR0792.JPG

Të ngjashme