Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit hapës ka folur për ëndrrat të cilat i kanë të rinjtë në Kosovë.
Sipas tij, këto ëndrra ata duan t’i realizojnë në Kosovë, jo larg, jo diku tjetër.
“E kam parë në sytë e një vajze të vogël që më thotë se dëshiron të bëhet shkencëtare këtu, në vendin e saj, jo larg, jo diku tjetër, por këtu në Kosovë, në vendin më të bukur në botë”. “E kam parë dhe djalin e ri që stërvitet çdo ditë, në borë e në shi, me një ëndërr të madhe para vetës që një ditë në hapat e Edonit, e Vedatit ta përfaqësojë Kosovën tonë në arenat më të mëdha të botës me flamurin e Republikës në gjoks, me atë flamur që për të nuk është objekt lara lara, por është e i identitetit të tij, është sakrificë e prindërve të tij, është nder për të ardhmen e tij”, ka thënë Abdixhiku.