Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se grupi i tyre parlamentar e kundërshton propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se krizë energjetike ka edhe në rajon por që sipas tij asnjëherë nuk ka rritur çmimet si Qeveria e Kosovës.
“Paralajmërimi për shtrenjtim është i papërballueshëm, diskriminues. Si i tillë meriton përgjigje refuzuese nga ky Kuvend. Qeveria kishte mohuar se kishte krizë. Këtë mohim krize, na e solli me paralajmërimin se çmimet për energjinë do të kishin rritje rekorde. Është reagimi i vonshëm, si pasojë e paaftësisë, solli reduktime fillimisht e pastaj rritje çmimi. Sikur të reagonim me kohë, a do të ishte kjo shumë më e vogël se sot. Kush duhet të mbajë përgjegjësi për milionat e djegura si rrjedhojë e mos reagimit. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë ai.
“Tani që dëmi enorm është bërë, si mund ta paguajë atë. Me paraqitjet e deritashme të qeverisë pyetja se a mund të përballohet ky cmim, nuk zë vend fare, zë vend pyetja ku ti gjej paret shteti. Pra nuk flitet nga perspektiva e familjarëve se ku do t’i gjejnë paret për të përballuar rritjen në fund të këtij muaj, po ku do t’i gjej paret kryeministri. Sot kryeministrit kemi një pyetje që duhet bërë, si t’i gjejnë paret 200 mijë familjare që të mos gjunjëzohen pas 7 ditësh”, ka thënë Abdixhiku. .