Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në parim i mbështet amandamentet dhe i voton ato, por tha se ndërrimi i Kushtetutës natën nuk ka bereqet, raporton Ekonomia Online.
“LDK i mbështetë në parim amendamentet e tilla sepse janë në frymë me bindjen tonë ideologjike. Presidenti i Kosovës duhet me u zgjedh nga qytetarët. Pavarësisht gjitha vërejtjeve që pajtohem, Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet”, tha ai.