Abdixhiku: Me vizionin tonë Kosova do të kishte president dhe stabilitet

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se, po të dëgjohej vizioni i tyre, sot Kosova do të kishte president dhe stabilitet balancues, raporton Ekonomia Online.

“LDK-ja e di kujt i jep llogari; Kosovës dhe njerëzve të saj. Atyre që janë dhe të tjerëve që s’janë, që të jemi ne. Përballë tyre kemi përgjegjësi. Përballë shantazhit veç forcohemi. LDK-ja e di edhe të mbarën për vendin. Po të ishte dëgjuar vizioni ynë, sot do të kishim president dhe stabilitet balancues. Kosova do të kishte angazhim institucional për mbrojtjen e së vërtetës së luftës sonë në botë. Nuk u dëgjua. U luftua me çdo mjet! Ja ku mbetëm sot. Pa institucione, pa mundësi mbrojtjeje, pa kohezion minimal në vend. Çështja është: kujt i shërbyen, në të vërtetë?”, shkroi ai në Facebook.

Të ngjashme