Abdixhiku: Mungesa e urgjencës është lajm i keq për Kosovën

Prishtinë | 19 Maj 2025 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka folur pas dështimit të seancë së 18-të të seancës konstituive. Ai ka thënë se mungesa e urgjencës është lajm i keq për Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për institucione.

“Për shkak se s’ka urgjencë ka edhe zvarritje, për shkak se s’ka urgjencë ka edhe propozime që seanca të mosmbahet sipas rregullores. E mungesa e urgjencës është një lajm i keq për Republikën e Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë”, deklaroi ai.

Të ngjashme