Abdixhiku në Gadime, premton ndershmëri dhe integritet

Prishtinë | 12 Jan 2025 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Në shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Gadimes, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti një takim të ngrohtë me qytetarët e kësaj zone, duke ndarë vizionin e tij për zhvillimin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë premtimet e tij për qeverisje të ndershme dhe transparente.

Abdixhiku ka thënë se ndryshimi do të vijë më 9 shkurt e se LDK është rruga e duhur për Kosovën.

“Gadime, sot jemi këtu për të ndarë një vizion të përbashkët – atë të një Kosove më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar. Nga ky vend, ne konfirmojmë se ndershmëria dhe integriteti do të jenë baza e çdo vendimi që do të marrim si qeveri,” u shpreh Abdixhiku.

Ai vuri në pah rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe të sundimit të ligjit.

Të ngjashme