Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Kaçanik, ku bashkë me kandidatët e partisë së tij prezantoi programin dhe vizionin për zgjedhjet e ardhshme.
Abdixhiku tha se fokusi i programit është zhvillimi ekonomik, mbështetja për familjet, rritja e të ardhurave dhe investimet kapitale që, sipas tij, duhet të ndihen në çdo komunë të Kosovës.
Ai prezantoi gjithashtu kandidatët për deputetë nga Kaçaniku dhe Hani i Elezit. Në Kaçanik, LDK-ja garon me Korab Krasniqin me numër 106 dhe Albanën Bunjaku me numër 107, ndërsa nga Hani i Elezit kandidon Kimete Kuka Hasallari me numër 39.