Abdixhiku: Në ‘Rrugën e Re’ kemi paraparë fokus në teknologji informative e në arsim

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se programi “Rruga e Re”, ka paraparë fokus në teknologji informative dhe arsim.

Këtë deklaratë e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, teksa ka treguar për një vizitë që e kishe në akademinë “Jcoders”.

”U gjenda mes programerëve të rinj, fëmijëve e nxënësve me talente të jashtëzakonshme, atyre që të bëjnë të kuptosh se e ardhmja e Kosovës është thjeshtë e ndritur dhe bukur  Më prezantuan dhe punimet e tyre; Paridi për shembull na prezantoi programin e tij që çdo lëvizje trupore e përkthente në imazh simbolesh; ndërsa Rona e Driti na prezantuan webfaqet e tyre të programuara në gjuhën javascript. Më pas na prezantoi dhe Dua, fluturaken e saj të ndërtuar në LabBox . Secili nxënës aty kishte një shkathtësi teknologjike të fituar në këtë shkollë”, ka thënë ndër tjerash Abdixhiku. 

Të ngjashme