Abdixhiku në Zvicër: Thirrje për çdo rugovist e patriot, të bëhemi bashkë…

Prishtinë | 21 Maj 2023 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar në Cyrih, në 33-vjetorin e themelimit të degës së Zvicrës.

Abdixhiku ka shkruar më Facebook se ky ishte një tubim madhështor, që përveç kujtimeve për të shkuarën rikonfirmonte rikthimin e LDK-së drejt së ardhmes.

Ai iu ka bërë thirrje për “çdo rugovist, çdo të djathtë, çdo patriot në Kosovë e në mërgatë”, që të bëhen bashkë për të ndërtuar “shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike”.

POSTIMI I PLOTË:

LIDHJA JONË E MADHE NË MËRGATË

Kremtja jonë në Cyrih, në 33 vjetorin e themelimit të degës së Zvicrës🇨🇭, ishte një tubim madhështor, që përveç kujtimeve për të shkuarën rikonfirmonte rikthimin e LDK-së drejt së ardhmes.

Mes bashkatdhetarëve tanë dhashë një mesazh. Ky mesazh le të jetë një thirrje për çdo rugovist, çdo të djathtë, çdo patriot në Kosovë e në mërgatë. Le të bëhemi bashkë; le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit; të gjitha regjionet, të gjithë brezat, të gjitha anët, le të rreshtohemi prapa një ideje e një ëndrre që sot kërkon angazhimin tonë monumental. Le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, Lidhjen tonë Demokratike. Le t’i japim vetes një organizim politik si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme e të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë.

Bashkatdhetarë, ju faleminderit për pritjen e ngrohtë, si gjithmonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme