Abdixhiku nga Peja: LDK do të festojë këtu e në Prishtinë të dielën, propaganda s’e përcakton fatin e njerëzve tanë

Prishtinë | 04 Nën 2025 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku shkoi sot në Pejë, ku kandidati i kësaj partie, Gazmend Muhaxheri të dielën do të garojë në balotazh për ta mbajtur këtë komunë nën udhëheqje edhe për një tjetër mandat.

Abdixhiku tha se LDK-ja të dielën do të festojë në Prishtinë dhe në Pejë.

“Në Pejën e bukur, me Gazin, për një fitore bindëse si vazhdimësi e punëve të mbara. Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para, Peja e Dukagjinit i flet pas; bindshëm dhe qartë. LDK në dy krahët e saj do të marrë mbështetje të madhe qytetare. Dy festa në dy anë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Sepse shfaqjet politike, fjalët e thata e vet propaganda nuk përcaktojnë më fatin e njerëzve tanë. Kosova don zhvillim. Qytetarët tanë duan jetë të mirë e qytetet tona duan punë. LDK është siguri dhe punë. Prandaj dhe fiton”, shtoi ai.

Të ngjashme