Abdixhiku: Një grup brenda Vetëvendosjes shtyjnë agjenda kundër ShBA-së, duhet të hetohen

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 23:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që ta hetojnë Dejona Mihalin. Kjo e fundit deklaroi se Kosova nuk i ka borxh askujt.

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ditë më parë në rrjetin social, Facebook, shkroi se është në të drejtën e Kosovës ta mbrojë çka është aspiratë dhe domosdoshmëri për shtetin, lirinë dhe demokracinë.

“Kosova s’i ka borxh askujt. Është në të drejtën e saj ta mbrojë çka është aspiratë dhe domosdoshmëri për shtetin, lirinë dhe demokracinë. Sovranitet, barazi dhe integritet, asgjë më pak”, shkroi ajo.

Sipas Abdixhikut me këto deklarata përveç që atakohet shtyllat themeltare e shtetit të Kosovës, atakohet edhe rendin kushtetues. Dhe për këtë tha se i fton institucionet e sigurisë që të hetojnë.

“Besoj së këta njerëz në diskursin publik dhe angazhimin politik e kanë çdo veprim kundër shtetit të Kosovës, pra ekzistencës së shtetit të Kosovës dhe kundër aleancave strategjike që Kosova i ka, pra haptas thonë që Kosova nuk i ka borxh Amerikës asgjë. Përveç që e ataktojnë rendin kushtetues, atakojnë edhe shtyllat themeltare të shtetit të Kosovës. Njëra mund të jetë çështje filozofike, njëra është vepër penale. I ftoj institucionet e sigursë për këtë. Nuk mund të jetë e rastësishme që një grup në vazhdimësi dhe historikisht ta atakojë Republikën e Kosovës dhe aleatët e saj”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka njerëz që shtyjnë agjenda kundër Kosovës dhe interesave amerikane, duke përmendur veçanërisht një grup që vjen nga Tirana.

“Kam bindjen se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka njerëz që me apo pa qëllim, këtë duhet parë nga institucionet e sigurisë, shtyjnë agjenda edhe kundër Republikës së Kosovës, dhe atë haptas, dhe kundër interesave amerikane, dhe kryesisht flas për një grup që vjen nga Tirana, të cilët kanë rol politik brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe që sot në pushtet bën politika shtetërore”, tha Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosova.

Të ngjashme