Abdixhiku pas takimit me Grubin: Do të bashkëpunojmë me partitë në rajon

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 13:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi janë deklaruar për medie, pas takimit për më shumë se një orë, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku iu ka bërë thirrje të gjithë strukturave të LDK-së që janë në diasporë të ndihmojnë sa i përket procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Ai tutje shtoi se platforma e tij është bashkëpunimi me partitë shqiptare në rajon.

“Biseduam për çështjet e rëndësisë së veçantë jo vetëm mbipartiake por edhe të relacioneve të shqiptarëve të Kosovës me ata të Maqedonisë së Veriut”.

“Më lejoni që të shpreh falënderimet më të thella për kontributin që jep klasa politike atje për avancimin e të drejtave të shqiptarëve  në shtetin e tyre, dhe për interesin e vazhdueshëm që këto të drejta të avancohen më tutje. U njoftova gjithashtu për procesin e regjistrimit të popullësisë atje dhe nga këtu nga ky  moment të bëjë thirrje të gjitha degëve dhe strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës që janë në diasporë që të ndihmojnë në këtë drejtim në mënyrë që të gjitha kapacitetet tona partiake t’i drejtojmë në këtë drejtim”.

“Siç jeni njoftuar prej pesë shtyllave të platformës sime politike është edhe bashkëpunimi me partitë shqiptare në rajon, dhe ky bashkëpunim është  i domosdoshëm për relacionet tona në të ardhmen”.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi gjatë takimit me Abdixhikun uroj postin e ri.

“Kisha rast unik kaq pak ditë gjatë zgjedhjeve në krye të partisë z.Lumir Abdixhiku në partinë me të vjetër dhe të organizuar, ti uroj shumë fat dhe suksese në punën e tij, sepse përfaqëson frymën e re në spektrin që e kërkon vendi jonë”.

Ai tutje tha se mori mbështetjen e partisë me të vjetër të LDK-së me strukturat më të mëdha rreth procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Gjithashtu me inkurajoj mbështetja e tij logjistike nga partia më e vjetër shqiptarë që ka strukturat më të mëdha në Maqedoni në regjistrimin e popullsisë  i cili ka filluar më 1 mars dhe përfundon më 21 prill dhe kjo gatishmëri na inkurajon që çdo qytetarë të regjistrohet dhe veçmas ata të diasporës, prandaj jam këtu në Prishtinë që të kërkoj ndihmën e të gjithë liderëve me projekte të përbashkëta”, theksoi tutje ai.

“Ne jemi të interesuar për institucione stabile dhe të qëndrueshme me të cilin do organizojmë mbledhjen e përbashkët të qeverisë sepse në këtë kohë qytetarët kanë nevojë për qeveri stabile”, tha Grubi.

Të ngjashme