Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim me stafin shëndetësorë në Viti, raporton Ekonomia Online.
Nga aty, kreu i LDK-së premtoi rritje të pagave e ndërtim të spitalit të ri në Prishtinë.
“Ka dy vite që e kemi shkruar programin ‘Rruga e Re’. Fillimisht zotimi jonë është rritja e vlerës së koeficientit ku në javën e parë do ta bëjmë 150 euro. Fillimisht do ta dërgojmë rishikimin e buxhetit në Kuvend e që do të votohrt nga shumica parlamentare, ndërsa brenda pak javësh do ta bëjmë 150 euro koeficientin e pagave për zyrtarët publik. Zotimi i dytë ka të bëjë me ndërtimin e spitalit të ri në Prishtinë me një investime prej 500 milionë euro në një lokacion të ri”, u shpreh Abdixhiku, teksa premtoi edhe sigurime shëndetësore për qytetarët.
Tutje, Abdixhiku premtoi për qytetarët e Vitisë ndërtimin e QKMF-së së re në këtë Komunë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se shëndetësia në këtë komunë është e mirë, ndonëse shprehu pakënaqësi ndaj nivelit qendror.