Abdixhiku: Presidenti Rugova, Evropën e konsideronte si bashkësi, e shqiptarët pjesë të tyre

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 12:03 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” kanë organizuar konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se liria erdhi si triumf testamenti, ku tregoi se Kosova nuk është vetëm, por ka miq që në kohët më të vështira iu gjetën pranë, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, duke e përmendur veprën e ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, tha se ai ishte perëndimor autentik.

“Jemi të nderuar me praninë e secilit prej jush, njëzet e pesë vite më parë ne gjetëm lirinë, ajo erdhi si triumf testamenti, erdhi si dritë, si anëtarë përjetësie ku shohim vajza e djem, erdhi nëpërmjet zërave të largët që në aso kohe na u bënë të afërt, e ishin mes nesh për të na thënë se nuk ishim e s’jemi vetëm, na vinim përmes liderëve botëror që në orët më të vështira na u gjenden pranë nesh, andaj ju jemi mirënjohës e falënderues gjithnjë e përherë. Sot pikërisht për shkak të sakrificës s këtyre, unë dhe secili prej jush duhet te kuptojmë detyrimin e lirisë, prandaj kjo konferencë jo vetëm si kujtim nderues, por si skicë e projektimit të se ardhmes, qe na vjen në fjalë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova: Kosova shtet i pavarur me përkrahës e aleat. Presidenti, Evropën e konsideronte si bashkësi, e shqiptarët pjesë të tyre, ishte perëndimor autentik, Rugova veproi në një kohë të thyerjeve të mëdha, ai zgjodhi fjalën e lirë”, ne jemi popull perëndimor sikurse Ibrahm Rugova”, tha Abdixhiku.

Në këtë konferencë, po marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë dhe Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së.

Të ngjashme