Abdixhiku: SBAShK-u në fushatë u rreshtua me PAN-in, por Qeveria ngriti vetëm pagat e veta

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Lumir Abdixhiku, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar çështjen e grevës së mësimdhënësve në vend, duke kujtuar marrëveshjen parazgjedhore të koalicionit PAN me SBASHK-un.

Abdixhiku me këtë rast ka kritikuar edhe Sindikatën për uljen në tavolinë me PAN’in duke thënë se kjo “s’ishte hiç fer” nga ana e tyre gjatë asaj kohe, sipas tij ky ishte një anim partiak i tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Ai i ka rikujtuar SBASHK’ut se Qeveria Haradinaj me të ardhur në pushte rriti pagat për veti, ministrat, këshilltarët e asistentë. mirëpo kur kërkuan punëtorët e arsimit ngrije pagash nuk kishte për ta, duke thënë s’kemi para.

“Të dashur mësimdhënës, kjo foto është bërë gjatë fushatës së fundit nacionale. Asokohe sindikata e juaj kishte nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Koalicionin PAN. Ndonëse ulja juaj në këtë tavolinë politike s’ishte fer hiç, e animi partiak i sindikatës ishte i paprecedent, juve iu ishte dhënë megjithatë një fjalë – një premtim elektoral. Në këmbim të votës suaj, Haradinaj e Veseli do t’ua rrisnin pagat për 30%. Qysh në vitin e parë e thanë. Sapo erdhën në pushtet, njëri Kryeministër e tjetri Kryeparlamentar, rritjen e vetme që bënë ishte për pagën e vet. Për plot 100% madje. Thanë se s’kishin para për kravatë. Më pas punësuan zëvendësministra, këshilltarë e asistentë – u bënë plot 400 sosh. Falën borxhe 50 milionëshe, dhuruan po aq në autostradë, shtuan lista false, e kur ju erdh radha juve, thanë tash më s’kemi më para”, thotë Abdixhiku.

Deputeti i LDK-së thotë se ndonëse mund të mos pajtohen të gjithë me kërkesat e SBASHK-ut e me idenë që plot të rinj e të reja sot në sektorin privat s’marrin hiç apo marrin tre herë më pak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme