Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu, ka pritur sot kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter. “Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane, ndërsa në veçanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së, transmeton Klankosova.tv. Abdixhiku falënderoi deputetin Hofreiter për kontributin […]
Abdixhiku takohet me Hofreiter, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu, ka pritur sot kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter.
“Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane, ndërsa në veçanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së, transmeton Klankosova.tv.
Abdixhiku falënderoi deputetin Hofreiter për kontributin e shtetit të tij nëpër të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, përfshirë ato integruese.
Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe shtetit mik gjerman është në interes të përbashkët.











