Abdixhiku takon banorët e Miradisë së Poshtme së Fushë Kosovës

Prishtinë | 18 Jan 2025 | 22:18 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në mbrëmjen e së shtunës, ka mbajtur një takim me banorët e Miradisë së Poshtme në Fushë Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në takim, përveç përfaqësues të partisë, ishte edhe kryetari, njëherësh kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se takimi pati për qëllim dëgjimin e shqetësimeve dhe kërkesave të banorëve për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës dhe mundësive ekonomike.

Të ngjashme