Abdixhiku thirrje Evropës: Qëndroni me ne

Prishtinë | 29 Pri 2025 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, po qëndron në Valencia të Spanjes ku po mbahet Kongresi i Partive Popullore Evropiane.

Para disa liderëve dhe delegatëve, Adixhiku foli për sfidat dhe zhvillimin e Kosovës.

“Ju fola për pengesat agresive të Serbisë ndaj Republikës sonë e vet ekzistencës sonë; siç dhe bëra thirrje për njohjen e 5 shteteve mosnjohëse nga BE, përfshirë dhe vet Spanjën, mikëpritësin e këtij Kongresi të familjes më të madhe evropiane”, u shpreh Abdixhiku.

“Ju fola për zhvillimin e Kosovës. Për popullin e mrekullueshëm tonë. Për fatin tonë të mbarë të ardhëm që asgjë nuk do ta ndalë më!”, theksoi kreu i LDK-së.

Ai ndau fjalimin që e mbajti para të pranishmëve.

Të ngjashme