Ekonomia Online
FUNDIT

Abdixhiku uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për negociatat: Radha të hiqen vizat për Kosovën

Abdixhiku uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për negociatat: Radha të hiqen vizat për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Abdixhiku e quan “moment historik për fqinjtë tanë” këtë hap mes dy shteteve, një lajm të rëndësishëm edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Online Reporteri.net. Tutje, ai ka kërkuar që […]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Abdixhiku e quan “moment historik për fqinjtë tanë” këtë hap mes dy shteteve, një lajm të rëndësishëm edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje, ai ka kërkuar që hapi i radhës të jetë heqja e vizave për Kosovën.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Ky është vërtet një moment historik për fqinjët tanë; një vizion i prekshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Koha për heqjen e vizave për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku në Twitter.

Congratulations to Albania and North Macedonia for opening accession negotiations with the EU. This is truly a historic moment for our neighbors; a touchable vision for Western Balkans region.

Time to lift visa regime for Kosovo.

— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) July 19, 2022

Të ngjashme