Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në Lipjan, vizitoi nënkalimin e parkingut të qytetit të realizuar nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.
Abdixhiku theksoi se ky projekt zgjidh një nga problemet kryesore të qytetit – “çështjen e parkingut për të gjithë qytetarët me punë në qendër të qytetit.”
Ai bëri të ditur se LDK planifikon të investojë 5 miliardë euro në projekte kapitale për një periudhë katërvjeçare.
“Qëndrova në Lipjan. Aty, me Imri Ahmetin, vizitova projektin e fundit kapital të tij dhe ekipit të tij, nënkalimin e parkingun e qytetit. Projekt që ka zgjidhur çështjen e parkingut për të gjithë qytetarët me punë në qendër të qytetit.
Mes qytetarëve e mbështetësve të shumtë, që na peisnin aty, tregova se si fokusi ynë është në projekte që madhore që ndikojnë në jetën e përditshme të qyterarëve tanë!
Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë.
Dhe me ekipë sikurse Imriu, që e nisë e përfundon një projekt si ky krejt vet, pra pa asnjë ndihmë financuese nga qendra; realizimi i qëllimeve tona – e që janë qëllime të vet qytetarëve – është krejt i lehtë!
Besoni në Kosovën!
Bëhuni Ndryshimi!” – tha Abdixhiku.