Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka vizituar Vushtrrinë sot ka mbajtur takim me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahiri, me asamblistët dhe rininë.
Abdixhiku në këtë takim tha se Vushtrria është modeli më i mirë i qeverisjes lokale të LDK-së , është çelësi i rikthimit të LDK-së me 17 Tetor.
“Xhafa është Kryetar i jashtëzakonshëm, po na përfaqëson denjësishtë të gjithëve. Xhafen e përdorim si model të mirë sa herë flasim për qeverisje lokale. Dyert e LDK-së janë të hapura për rini dhe për të gjithë” ka thënë Abdixhiku.
Ndërsa Tahiri e falenderoi Abdixhikun për përkrahje dhe tha se është knaqësi e jashtëzakonshme që përmes rinisë çdo ditë të marrim konfirmime për mbështetje të madhe.
“Rinia është forca dhe motori i fitorës së madhe të LDK-së . Me rini do të sjellim një fitore madhështore të LDK me 17 tetor” ka thënë Tahiri.