Abdullahu kundër çdo ndërtimi i cili rrezikon resurset e ujit

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, i është bashkuar iniciativës së sotme për ta pastruar Liqenin e Badocit.

Abdullahu tha për Ekonomia Online se janë kundër çdo ndërtimi i cili do të rrezikonte resurset e ujit, duke paralajmëruar se do të marrin dhe masa ligjore nëse nuk stopohet projekti për ndërtimin e një lagjeje banimi skaj liqenit.

“Sot është një grup i madh i qytetarëve dhe kemi filluar pastrimin e këtyre brigjeve. Siç po shihet ka një rënie të të nivelit të liqenit, e cila po konsiderohet të jetë drastike dhe po shpresojmë të kemi reshje në vazhdim. Një dukuri jo e mirë, e cila është çdo vit është mbushja e brigjeve me mbeturina”, tha ai.

Mes tjerash, Avdullahu potencoi se do të merren masa në mbrojtje të këtij liqeni, si dhe deklaroi ai se është kundër ndërtimeve që rrezikojnë resursin e ujit.

“Ne shpresojmë që do të rriten masat për mbrojtje të liqenit dhe kemi plane edhe sa i përket rrethojave atje ku bëhet e pamundshme lëvizja e qytetarëve dhe hidhen mbeturinat. Tani për tani me atë çështje është duke u marrë Ministria e Mjedisit dhe Komuna. Ne nuk jemi ende të involvuat, por jemi kundër çdo ndërtimi i cili do të rrezikonte resursin e ujit”, tha Abdullahu.

Të ngjashme