Analisti politik, Faton Abdullahu, ka komentuar linjën ajrore Prishtinë -Beograd, duke vlerësuar se me këtë veprim nuk po ngutën amerikanët po ne jemi shumë vonë, ai ka ka thënë se edhe sa duhet t’i presim LDK’në dhe VV’në, dreqi i marrtë.
Abdullahu ka kritikuar partitë fituese, VV’në dhe LDK’në për vonesë në krijimin e qeverisë për negociata, duke thënë se ne jemi vonë dhe jo amerikanët me vijën ajrore Prishtinë -Beograd.
“Nuk po nguten amerikanët me vijën ajrore Prishtinë -Beograd, por ne po vonohemi për ta bërë qeverinë për negociata”, ka shkruar Ambdullahu në Facebook.
Abdullahu ka ngritur disa pyetje rreth linjës ajrore Prishtinë – Beograd, për të cilat siç ka thënë ai nuk kemi përgjigje. E në ndërkohë VV’së dhe LDK’së nuk po i behët vonë që pothuajse katër muaj e kanë lënë vendin të bllokuar, duke e sulmuar njëra tjetrën për të përfituar nga shteti edhe ma shumë.
“Cilat janë të mirat e hapjes së paralajmëruar të vijës ajrore Prishtinë – Beograd ? A ka dhe cilat janë efektet negative të kësaj marrëveshje që duhet të bëhet ? A ishte krejt kjo marrëveshje deri më tani transparente? S’kemi përgjigje. Krejt kjo na ra zgabim, gon, paprit. E në ndërkohë LV dhe LDK e kanë marrë ngeshëm. Nuk po ju ngutet qe gati katër muaj. Po zihen për një ministri, për krye parlamentarin, po bëjnë blof, për të përfituar sa më shumë, Po sulmojnë e fajsojnë njëri tjetrin shumë për të përfituar nga shteti edhe ma shumë”, ka shkruar Abdullahu.
Ai tutje ka thënë se kjo vonesë është tragji-komike, edhe sa zhvillime do të ndodhin deri të bëni pazare se kush do të fitoj 8 vitet e ardhshme. Dreqi ju marrtë.
“Kanë harruar LV dhe LDK se amerikanët na kanë thënë duhet të ngutemi me zgjedhjet që të hyjmë në dialog me Serbinë pa u vonuar. Amerikanët e dinë pse duhet të ngutemi, pse është në të mirën tonë dhe të tyre që të ngutemi. Ata na kanë treguar, na kanë dal ‘hakshit’ ‘fer enough’. Tani edhe po vonohemi për dialogun edhe po ankohemi, açfarë paskan bërë kështu amerikanët me vijën ajrore. Ju kujtohet, Albin Kurti menjëherë pas fitores në takimin e parë me Ambasadorin Kosnet i tha atij ‘nuk e kemi prioritet dialogun me Serbinë, nuk e kemi me nxitim këtë çështje për më shumë shtoj ‘do t’i rishqyrtojmë ato që janë nënshkruar deri më tani’.
Kjo vonesë nga LV – LDK është tragji-komike. Edhe sa zhvillime të tjera janë duke ndodhur e do të ndodhin përbrenda periudhës deri sa LV dhe LDK bëjnë pazar se kush sa do të fitoj për 8 vitet e ardhshme. Dreqi ju marrtë”..