Abelard Tahiri pas dështimit sërish të mbledhjes së Kryesisë: Po degjenerohet jeta parlamentare!

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se tash e një kohë kemi degjenerim të jetë parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, për këtë pozita nuk duhet të fajësojë opozitën. Këto komente ai i bëri pasi sërish në mungesë kuorumi Kryesia nuk ka arritur që të vendosë për ditën se kur do të mbahet seanca e radhës.

Si pasojë e mungesës së kuorumit kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka caktuar të enjten seancën e radhës duke filluar nga ora 10:00.

“Edhe kjo seancë u dashtë të caktohej me vendim nga kryetari në pamundësi të caktimit nga Kryesia për shkak se nuk kishte kuorum”.

“Mazhoranca nuk mund të fajësojë opozitën pse nuk funksionon Kryesia e Kuvendit sepse mazhoranca është ajo e cila i ka numrat edhe në Kryesi edhe në seancë”.

“Mirëpo, tash e një kohë të gjatë ka një degjenerim të jetës parlamentare në vendin tonë fatkeqësisht diçka që nuk e dëshirojmë askush dhe më së paku ne si opozitë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme