Abetarja, vajza e Adem Demaçit, tha se babai i kombit është ndarë vetëm fizikisht, por fjalët e veprat e tij janë të përhershme.
“Para se të vdiste më thoshte se më e rëndësishmja është ta njohësh veten. Ishte njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin. Po ta njihnin shqiptarët mirë veten do përpiqeshin ta përmirësonin veten dhe në mënyrë kritike të luftohej e keqja, më thoshte ai”.
“Kështu si jemi, nuk e njohim as veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit dhe do na përsëritet historia. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të”, tha ajo.
Shqiptari, biri i Adem Demaçit, ka falënderuar institucionet për organizimin dhe të tjerët për ta nderuar babin e tij.
“Faleminderit shtetin e Kosovës për këtë organizim dhe nderim dhe të gjithë që kanë ardhur ta nderojnë Bacën Adem, prindin tonë”, theksoi Shqiptar Demaçi, raporton Ekonomia Online.