Arkeologët kanë zbuluar të dhëna arkeologjike se aborigjinët kanë mbërritur para 65 mijë vitesh në Australi, raporton Anadolu Agency (AA).
Hulumtuesit ndërkombëtarë kanë gjetur sende të punuara me dorë në gërmimet që kanë kryer në territorin shkëmbor Madhjedbebe në veri të Australisë.
Hulumtuesit të cilët kanë punur mbi sendet kanë theksuar se këto objekte janë të paktën të vjetra 65 mijë vite dhe se aborigjinët mund të kenë mbërritur 18 mijë vite më parë se sa që mendohet.
Profesori i antropoligjisë në Universitetin Washington, Ben Marwick, ka vënë në dukje se mendohet që njerëzit e parë në Australi kanë mbërritur 47 mijë apo 60 mijë vite më parë.
“Këto data të reja ndryshojnë mendimin se njerëzit duke ndryshuar natyrën kanë rrënjët (sojin) e megafanunëve. Këto të dhëna të reja ngrenë idenë se njerëzit kanë jetuar me këto kafshë”, thotë Marwick duke shtuar se konsiderohet që njerëzit këtu me zhvillimin e tyre kanë shkaktuar konsumimin e kangurit të madh të quajtur megafanuna, wombat dhe breshkave që jetojnë këtu.
Ndër të tjera hulumtuesit kanë theksuar se në mesin e sendeve të gjetura ndodhet sëpata katrore më e vjetër në botë dhe se kjo mund të shërbejë për mbjelljen e farërave dhe punimin e tokës nga njerëzit e parë.
Gjithashtu thuhet se edhe bojërat pastel të gjetura këtu mund të jenë përdorur nga njerëzit për pikturë artistike dhe simbolike.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature”.