Peshkopët katolikë të SHBA-së janë në një kurs të mundshëm të përplasjes me presidentin amerikan, Joe Biden pasi votuan një dokument që mund të kërkojë që të ndalohet nga Kungimi i Shenjtë.
Konferenca e Peshkopëve Katolikë të SHBA (USCCB) hartoi një dokument mësimor mbi politikanët që mbështesnin abortin, raporton bbc.
Kungimi i Shenjtë është rituali më i rëndësishëm në besimin e krishterë katolik. Presidenti katolik merr pjesë rregullisht në shërbesat e Kishës.
Duke iu përgjigjur lajmeve për votën e peshkopëve, ai tha se “Kjo është një çështje private dhe nuk mendoj se kjo do të ndodhë”.
Ndryshe, Vatikani tashmë ka treguar kundërshtimin ndaj lëvizjes së peshkopëve.