Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot priti në takim kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari.
Në këtë takim, Abrashi dhe Jashari diskutuan për ecurinë e projekteve infrastrukturore të financuara nga MI në këtë komunë.
Më tutje, Abrashi premtoi se ndihma për komunën e Skenderajt do të vazhdojë edhe më tutje, me qellim që qytetarëve t’u ofrohet infrastrukturë rrugore me cilësi.