Abrashi e Mulaku me marrëveshje për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Prishtinë | 30 Sht 2016 | 14:46 | Nga

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka pritur në takim ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e Projektit “Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta publike”.

Marrëveshja ka për qëllim eliminimin e deponive të egra në qytet dhe periferi, si ato pranë apo në rrethinat e institucioneve publike, sortimin e mbeturinave të riciklueshme të grumbulluara në deponitë e kontrolluara nga kompania publike regjionale “Uniteti” dhe ballimi i tyre.

Me këtë marrëveshje jepet një përkrahje në mirëmbajtjen dhe sortimin e mbeturinave të riciklueshme nëpër institucionet publike dhe qeveritare, pastrimi dhe mirëmbajtja e brigjeve të lumit “Sitnica” për gjatë shtratit në rrethinën e Komunës së Vushtrrisë, si dhe shpërndarja e broshurave dhe fletëve informuese dhe vetëdijesuese mbi rëndësinë e ndarjes së mbeturinave të ricikilueshme në burim, përmes takimeve në shkolla, qendra rinore, rrjete të grave, fermerëve e komunitete.

Kjo marrëveshje do të fillojë së zbatuari nga data 1 tetor i vitit 2016, dhe do të zgjasë deri më datën 31 dhjetor i vitit 2016.

Komuna e Vushtrrisë ka marr përsipër detyrimin financiar për të bashkëfinancuar në realizimin e këtij projekti në vlerë prej 10 mijë e 800.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme