Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur pakënaqësi me qeverisjen komunale të Prishtinës ku kanë dhënë kritika edhe për rritje të administratës dhe numër të shtuar të drejtorive.
Sipas deputetit nga radhët e LDK-së, Arban Abrashit, i cili në zgjedhjet e fundit lokale ishte edhe kandidat për të parin e Prishtinës , kjo komunë e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, nuk po udhëhiqet sipas direktivave të këtij të fundit.
Abrashi për Ekonomia Online, thotë se komandat në Komunën e Prishtinës, po i mban koalicionin qeverisës PAN.
“Ne kemi pas dy kundërlidhje te drejtoria dhe administrata e Komunës së Prishtinës, të cilat kanë qenë reagime publike, një ka qenë rritja e administratës që është bërë për të kënaqur apetitet e koalicionit të brishtë i cili është në komunën e Prishtinës, është koalicioni PAN ai i cili e udhëheqë në Komunë të Prishtinës së bashku me PSD-në, në mënyrë që të kënaqen apetitet dhe të marrin sa më shumë drejtori, është rritë numri i drejtorive dhe pak a shumë është tepruar, kjo ka qenë kritika jonë e parë pasi që nuk qeverisët mirë dhe nuk është shenjë e qeverisjes së mirë nëse rrisin në pafundësi numrin e drejtorive”.
“…E dyta që ka tregu një paaftësi menaxheriale dhe ka shkuar gjithçka në dëm të qytetarit të Prishtinës, është që këto drejtori të cilat janë formuar edhe tjerat kanë mbete pa drejtor një kohë të gjatë ose në disa prej tyre janë ndërruar drejtorët shumë shpesh dhe kjo ka tregu një rrjedhshmëri të administratës edhe memories institucionale të Komunës së Prishtinës dhe kjo ka ndikuar në qeverisjen në përgjithësi, ka një administratë të tejngarkuar e cila udhëhiqet vetëm nga vullneti i partive politike të cilat janë në koalicion dhe jo nga kryetari i komunës dhe e gjithë kjo rezulton me një keqqeverisje të cilën po e shohim sot në Prishtinës”.
Sipas Abrashit, krijimi i koalicionit PAN, ndikoi edhe në ndryshimin e drejtorëve të disa dikastereve në Komunën e Prishtinës, madje sipas tij kjo ka lënë pasoja në inspekcion, arsim e shumë dikastere të tjera.
“Edhe më herët kur ka qenë bashkë me Vetëvendosjen ka pasë zbrazëtira tek pozitat e drejtorëve dhe kjo është theksuar shumë më shumë sa që disa dikastere ka qenë pa zot shtëpie një kohë të gjatë dhe kjo ka ndikuar në shumë sektorë, kur është krijuar koalicioni i fundit dhe ndikimet e tyre edhe në qeveri edhe në komunë të Prishtinës, janë rritë dhe ndryshuar emrat disa herë dhe patjetër që ka lënë pasoja, në inspekcion, arsim dhe tek çështjet tjera dhe qytetarët e Prishtinës janë ata që po e paguajnë çmimin e pazareve politike që dikush të mbijetojë me politikë.”
Abrashi në një intervistë për Ekonomia Online thotë se qytetarët e Prishtinës po paguajnë cmimin e raporteve jo të mira të Ahmetit me drejtoritë që udhëhiqen nga njerëz të partive tjera brenda komunës së Prishtinës.
“Ahmeti është sikur mos të jetë kryetar i Prishtinës, sot drejtoritë udhëhiqen nga partitë politike që pak a shumë është PAN-i plus PSD-ja, ata marrin urdhra dhe japim urdhra në relacion me partitë e tyre politike, nuk i raportojnë fare ose shumë pak kryetarit dhe jemi dëshmitarë edhe nga vetë gazetarët edhe nga zyrtarët e tjerë brenda komunës që ai shumë shpesh herë edhe nuk takohet ose nuk flet fare me shumë drejtorë ose ka marrëdhënie të këqija, e qytetari i Prishtinës dhe Prishtina po e paguan at faturë fatkeqësisht.”
Në pyetjen se “A do kandidonte ai prapë si kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme”, Abrashi nuk përgjigjet, ndonëse ai tregon se LDK-ja po përgatitet me programe për kryeqytetin.
“Ka kohë për ato zgjedhje, por shumë njerëz kanë pa gabimet dhe mashtrimet që u janë bërë dhe njerëzit janë tregu shumë të sinqertë me ato premtime të mëdha dhe kërkojnë nga unë që shpesh herë të angazhohen më shumë por po pres që edhe këta pak të realizojnë nga programi i tyre përkundër që asgjë nuk po realizohet dhe pastaj edhe ne të shpallim edhe fushatën. Ka shumë dëme afatgjate, por edhe të pariparueshme në Prishtinë fatkeqësisht, Prishtinës i ka humbë shpresa dhe jeta në përgjithësi dhe kjo është faj i kryetarit të komunës pasi ai duhet të i jep shpresë dhe vullnet vet qytetit të Prishtinës dhe të fillojmë edhe të shpalosim programin tonë për një Prishtinë si do duhej të dukej në dekadën e ardhshme.”
Abrashi tha se Prishtina asnjëherë në historinë e saj nuk ka qenë më keq se sa tani .
Sipas tij “e mbrapshta” kryeqytetit i ardhur gjatë këtyre dy viteve të fundit udhëheqje.
“Mendoj që kurrë më pak nuk është punuar në Prishtinë, por këto konfirmohen edhe nga institucionet e tjera, shumë institucione relevante kanë tregu që sa pak janë plotësuar premtimet dhe detyrat në komunë të Prishtinës, po shihet edhe vetë nga punët e raportit të auditorit të cilët tregojnë një numër të madh të mangësive dhe punëve të cilat nuk janë kryer në Prishtinë”
“…Ka projekte të cilat vazhdojnë nga viti 2015-të dhe nuk përfundojnë sikurse kurrizi apo kolektori në Kalabri të cilat janë projekte të mëdha dhe nuk është filluar ende as me rrugën A as projekte të tjera të mëdha, prandaj le te vlerëson qytetari, sipas mendimit tim personal, unë mendoj që Prishtina nuk ka qenë asnjëherë në historinë e saj dhe po mendoj që është dhënë e keqja dhe e mbrapshta e Prishtinës në këto dy vitet e fundit”.
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi në muajin mars kishte bërë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar se ka pasur shkelje të procesit zgjedhor më 19 nëntor të vitit 2017, por kjo e fundit nuk i dha të drejtë atij.