Abrashi: Kosova është në limitet e saj të kompromisit

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Abrashi ka thënë se na ishte thënë që pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, gjë e cila sipas tij nuk rastisi të jetë ashtu

“Mendoj që Kosova është në limitet e saj të kompromisit, çka të jap më shumë? Veç hekshim dorë krejt prej shtetit e këtë gjë jam shumë i sigurt që Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka për t’a bërë”.

Kështu ka deklaruar Artan Abrashi, deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Abrashi ka thënë se na ishte thënë që pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi i fundit i dhimbshëm për Kosovën, gjë e cila sipas tij nuk rastisi të jetë ashtu.

“Na është thënë të gjithëve në Kosovë, pa përjashtim, që pakoja e Ahtisarit ka me qenë kompromisi i fundit i dhimbshëm p0ër Kosovën, por nuk ishte kështu. Pas kësaj erdhi marrëveshja e vitit 2011, pastaj ajo e 2013… pastaj ajo e asociacionit. Shtrohet pyetja se deri kur kështu”, ka deklaruar Abrashi.

I njëjti ka theksuar se palët duhen ulur dhe njëherit, folur për marrëveshjen në kornizë

Të ngjashme