Anëtari i LDK-së, Abran Abrashi që garon në zgjedhjet e 11 qershorit për të zënë ulësen e deputetit, ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes nga premtimet e kota.
“Përderisa të tjerët thonë ne “do të bëjmë”, “do ta rrisim”, “do t’i shtojmë”, ne themi, tashmë e kemi bërë, i kemi rritur, i kemi shtuar dhe i kemi shumëfishuar”, ka thënë Abrashi.
“Premtimet e realizuara nga qeverisja, janë dëshmi e ndryshimeve të arritura. Kujdes nga premtimet boshe”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij ky është dallimi mes LDK-së dhe partive tjera në vend.