Abrashi: Marrëveshja e Washingtonit një prej shtyllave të programit ekonomik të LDK-së

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 08:00 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës, në fokus të programit ekonomik do të ketë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, në veçanti atë të shtatorit të vitit të kaluar të nënshkruar në Washington, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi, ka thënë se ata janë të fokusuar në marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato që krijon vende të reja të punës.

Abrashi në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se me programin e tyre që do të publikojnë të dielën ose të hënën, një nga shtyllat e programit ekonomik do të jetë marrëveshja e Washingtonit.

“Ne kemi vënë Në fokus të veçantë marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato të cilat do të krijojë vende të reja të punës në Kosovës dhe do të zhvillojnë ekonominë e Kosovës, do të integrojnë Kosovën edhe më tepër le te themi edhe më rajonin por edhe me Bashkimin  Evropian. Synojmë që në fund të javës, të dielën apo të hënën  të dalim edhe me programin,  e cili do të shpaloset, pjesë, pjesë nga kandidati për kryeministër por edhe nga deputet të tjerë”, ka thënë ministri në detyrë i Infrastrukturës.

Abrashi i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, e ka vlerësuar si lajmë shumë të mirë qëndrimin e administratës së Joe Biden, për vazhdimin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Ai ka thënë se kjo është një arsye pse LDK-ja, duhet t’i fitoj këto zgjedhje, e cila siç thotë ai është garantuese e zbatimit të marrëveshjes së shtatorit.

“LDK-ja i nevojitet vendit që të vazhdojë këtë marrëveshje edhe e mira e gjithë saj është që edhe administrata e re në ShBA tani më ka bërë të qartë dhe ka dhënë sinjale që është bërë një punë e mirë me këtë marrëveshje e cila duhet të vazhdojë e cila gjithsesi paraqet një prej shtyllave të programit ton ekonomik, sepse po flasim për qindra milion euro dhe mira vende të reja të punës përmes investimeve amerikane dhe këtë punë mund ta garantoj LDK-ja, sepse edhe e ka nënshkruar këtë marrëveshje”, tha Abrashi.

Të ngjashme