Abrashi nënshkruan marrëveshje për 240 grante për mikrobiznese

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 20:20 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Shqipe Breznica, koordinatore e Programit nga organizata gjermane “Help” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”.

Ky është viti i tretë që vazhdohet me këtë bashkëpunim prej të cilit  kanë përfituar më shumë se 750 mikrobiznese.

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri, përderisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme

Komponentët e projektit janë 240 grantet për mikrobizneset; trajnime për biznes dhe trajnime profesionale dhe mbështetje iniciativave sipërmarrëse të komunitetit në të gjithë vendin që do të ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik.

Komunat partnere për gjatë zbatimit të projektit në vitin 2017 dhe në 2018 janë: Suhareka, Lipjani, Deçani, Shtërpca, Istogu, Gjakova, Graçanica, Mitrovica dhe Mitrovica Veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme