Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, prezanton platformën për zhvillim ekonomik lokal para përfaqësuesve të bizneseve nga rajoni i Prishtinës.
Këtë takim e hapi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se qytetarët e Prishtinës janë mashtruar para katër viteve sepse projektet më të mëdha në kryeqytet janë projektuar nga ish qeverisja e LDK-së, raporton Ekonomia Online.
“Prishtina duhet të jetë në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve. Deri në vitin 2013 janë implementuar projektet më të mëdha siç janë kolektorët të cilët kanë hap perspektivë për bizneseve unazat rruga b projekti i furnizimit me ujë projekti i ngrohjes qendrore fabrika e ujërave të zeza dhe tani ne kemi një vizion të ri të Arban Abrashit i cili ka projektuar mendimin e ekspertëve se si ai e sheh Prishtinën jo vetëm në katër vitet e ardhshme por edhe më gjatë”.
Abrashi shpalosi planin e tij për zhvillim ekonomik. Ai tha se kohëve të fundit kryeqyteti ka degraduar dhe sot ai po shpalosë boshtin për zhvillimin e kryeqytetit.
Abrashi tha se qëllimi kryesor i tij është zbutja e papunësisë e cila mund të arrihet përmes rritjes së potencialit për zhvillim rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve
“Tërë puna jonë bazohet me dyer të hapura në bashkëpunim me akterët e secilit sektor, por kjo çka po prezantoj sot është boshti për zhvillimin ekonomik sepse kryeqyteti ka degraduar katër viteve të fundit. Qëllimi kryesor i joni është zbutja e papunësisë e cila mund të arrihet përmes rritjes së potencialit për zhvillim rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve”.
Abrashi ka prezantuar 13 pika të programit të tij qeverisës.
“Përmirësimi i infrastrukturës urbane dhe rurale. Mundësi më të mëdha dhe të barabarta për bizneset. Janë 13 masat të cilat ne do t’i ndërmarrim, krijimi i zonave ekonomike, fondi i punësimit, parkingjet, terminal intermoda, Prishtinë me një efiqiencë dhe zhvillim të qëndrueshëm, reformimi i sistemit të tatimit dhe taksave, partneritet publiko privat, bujqësia dhe tregjet arsimi dhe aftësimi profesional etj”.
Për të përkrahur kandidatin e tyre për kryetar të ardhshëm të pranishëm ishin ish kryetari i LDK së Isa Mustafa dhe deputetët aktual të kuvendit të Kosovës nga ky subjekt.