Abrashi prezanton kandidatën e dytë të VV-së për presidente

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka prezantuar kandidaten e dytë të kësaj partie për presidente, deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, raporton Ekonomia Online.

“Konform rregullave, para jush prezantoj ekspozenë e kandidates, doktoreshës Fatmire Mulhaxha-Kollçaku….”

Ndërsa në sallë nuk janë opozita.

Pas kësaj, është mbledhur Komisioni për Legjislacion që të shqyrtojnë kandidaturat e të dy nominuarëve.

“Ftoj komisionin për legjislacion që të mblidhet në sallën N10 dhe të shqyrtojnë kandidaturat e të dy nominuarëve për president  dhe pastaj ta paraqesin para Kuvendit”, tha ajo.

Po ashtu VV ka edhe kandidatin e parë për president, e që është Glauk Konjufca, i cili u prezantua nga shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci.

Të ngjashme