Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, në takim me të rinjtë e kryeqytetit, ka thënë se komunikimi me të rinjtë ka rëndësi për vendimmarrje në qeverisjen e tij për 4 vite.
“Ne si ekip kemi parapa disa programe që paraqesin brengat e të rinjve. Problemi më i madh i rinise është punësimi sepse e dimë që shumë të rijnë në Prishtinë e në qytetet e tjera e kanë punësimin por ne e kemi menduar për Fondin e Punësimit”, tha Abrashi, raporton EkonomiaOnline.
Abrashi theksoi se përveç Fondit të Punësimit, në programin e tij, do të jetë edhe subvencionimi i pagave, që sipas tij ndërlidhet me punësimin.
“Kemi kontaktuar shumë kompani që kanë shprehur gatishmërinë e tyre të jenë pjesë e kontributit të fondit të punësimit. Pastaj pjesën tjetër e programit është subvencionimi i pagave, një treta që ndërlidhet me punësim mendojmë që është bërë një diskriminim në punësimin e kuadrove të Prishtinës, dhe kemi menduar që përparësi në punësimin e kuadrove do ketë vendasit nga Prishtina”, tha Abrashi.
Ai ka folur edhe për bursat e studentëve dhe vendimmarrjen të cilën këta të rinj mund ta kenë në këtë komunë.