Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, ka vizituar sot tri biznese te reja, Formon, JCoders Academy dhe Milingona, të cilat janë ndihmuar si pjesë e programit për vetëpunësim. Ministri Abrashi dhe përfituesit e granteve biseduan për mundësitë e vazhdimit të përkrhajes në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm, përmësskemave të puënsimit.
Deri më tani nga bashkëpunimi mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizatës HELP, janë ndarë më shumë se 500 grante për vetëpunësim në tërë Kosovën. Në këtë takim përfituesit prezantuan aktivitetet e tyre biznesore, sukseset dhe sfidat.
Programi i përkrahjes së bizneseve të reja përmes granteve për vetëpunësim do të vazhdojë edhe këtë vit në komunat e Pejës, Novo Bërdes, Prizrenit dhe Vushtrrisë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është bashkë-financues me organizatën HELP, në zbatimin e projektit të vetëpunësimit që nga 2015.