Modelja Ada Deda ka fituar vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj dhe fotot joshëse në rrjetet sociale.
Deri më tani, vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda, është munduar që jetën e saj sentimentale ta mbajë private.
Por, së fundmi, modelja seksi ka vendosur të rrëfehet duke treguar se është në një lidhje dashurie, por vendosi të mbante të fshehtë identitetin djalit që i ka rrëmbyer zemrën.
“Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e showbizz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm. Tani e kuptojmë që jeni të famshme, por në momentin që mohon lidhjen me personin e zgjedhur do të thotë që po mohon edhe atë. Nuk është xheloz, jo fare,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Glamour Zone”.
Si vajzë e një ish-deputeteje demokrate, Ada Deda pranoi se është ngacmuar edhe nga djemtë e socialiste por theksoi se e ëma e saj nuk pranon një mashkull që nuk është me bindje politike demokrate.
“Këto djemtë e famshëm mund të kenë krijuar lidhje, familjet e tyre pse të bëjmë lajme e ti prishim punë. Madje një çifti i famshëm, më kishte ngacmuar djali dhe mbas tre ditësh shikoj që më kishte bërë bllok dhe më mbajti për tre vite derisa u ndanë dhe më zhbllokoi. Normal që më kanë ngacmuar djemtë e socialistëve dhe PD, por mami thotë që duhet të futet duke bërë simbolin e PD, kështu që djemtë e socialistëve vizën,”– tregoi modelja.
Ajo tregoi edhe pagën më të lartë që ka marrë në karrierën e saj si modele, duke thënë se ka qenë rreth 2000 euro.
“Si çdo modele, kam marrë pagesë të ulët. E imja ka qenë 50 euro nga mosha 16-17 vjeçe. Ndërsa pagesa më e lartë ka qenë diku tek 1800-2000 euro,”- u shpreh Ada Deda.
Ndërsa rrëfeu momentin e sikletshëm me nënën e saj, pas një lajmi në media se “Ada Deda ishte zhdukur”.
“Mami është shumë mendjehapur. Kam një histori me mamin, për shkak të një lajmi në portal, isha rreth 17-vjeçe. Unë kisha mbyllur Instagram-in dhe u bë lajm ‘Zhduket vajza e deputetes’. Mami ishte në një mbledhje në Bajram Curr dhe po kthehej në Tiranë, e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë se i vinin keq për ngjarjen, ndërkohë që mami i kishte thënë “Çfarë ka ndodhur” dhe ata iu ishin përgjigjur “Është zhdukur Ada”. Më merr në telefon, por nuk hapa se nuk e kisha parë. Merr motrën, as ajo. Merr vëllain dhe i thotë që jam në shtëpi. Mami i thotë: ‘Thuaj Adës, veç mos ardhsha”, tha modelja.