Adele njofton se është ndarë nga bashkëshorti

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Adele, është ndarë nga burri i saj, Simon Konecki. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një deklarate përfaqësuesit e saj, Benny Tarantini dhe Carl Fysh.

“Adele dhe burri i saj janë ndarë. Ata janë të përkushtuar që ta rrisin djalin e tyre së bashku dhe me dashuri. Si gjithmonë, ata kërkojnë që të respektohet privatësia e tyre. Nuk do të ketë komente tjera”, thuhet në deklaratë.

Adele e lindi djalin e saj, Angelo, në vitin 2012.

Superylli britanik e ka mbajtur larg medieve jetën bashkëshortore, por ka konfirmuar se është martuar me Simon Koneckin kur e fitoi çmimin për albumin më të mirë të vitit më 2017.

Ajo e publikoi albumin më të ri në vitin 2015, pjesë e të cilit ishte edhe kënga “Hello”. Kjo këngë kishte arritur sukses në skenat muzikore dhe tregtare, shkruan “The Guardian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme