Adele në albumin e ri nuk do të fokusohet në ndarjen me Simon Konecki

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Adele, së shpejti do të sjellë në treg albumin e ri.

Përkundër ndarjes me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, ajo ka zgjedhur që të mos e vë në pah këtë problem në këngët e saj, shkruan Daily Mail.

Edhe më parë është përfolur se albumi do të lansohet në vitin 2021, i cili do të jetë i pari që nga gjashtë vite.

Një burim për The Sun ka thënë: “Ndarja i ka ndihmuar Adele që të bëjë disa këngë, të cilat janë nga më të ndryshmet”.

“Që të dy e dinë se djali i tyre, Angelo, duhet të jetë i sigurt, andaj artistja nuk do të këndojë sa i përket marrëdhënies me Simon”.

Po ashtu thuhet se prodhimtaria e saj tashmë do të tingëllojë më ndryshe se sa jemi mësuar, me të gjitha projektet e mëparshme.

Ndërkaq, divorci me Konecki do t’i duhet asaj të ndajë 140 milionë funte, përfshirë të gjitha pasuritë që ka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme