Adele zyrtarisht e divorcuar, ndan kujdestarinë e djalit me ish-bashkëshortin

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Adele tashmë do ta ndajë kujdestarinë e djalit të saj 8-vjeçar me ish-bashkëshortin Simon Konecki.

Çifti është ndarë në gusht të vitit 2019, porse Adele e ka përfunduar procedurën ligjore të divorcit këtë muaj, kurse gjykata e ka finalizuar atë javën e kaluar.

Këngëtarja 32 vjeçare dhe ish-bashkëshorti Konecki janë ndarë me mendimin që të marrin kujdestarinë e përbashkët për djalin e tyre , i cili kishte lindur në vitin 2012.

Ylli britanik ishte martuar me Simon Koneckin në vitin 2018 sipas dokumenteve, edhe pse çifti ishte njohur shumë më herët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme